×
  • Sport
  • Sport

    Fazliji me të ardhme të ndritur

    Reporteri
    09 Janar 2021 | 13:31

    Betim Fazliji me të ardhme të ndritur, kompania gjigante sportive bëhet sponsore e tij.


    “Dardani” më i ri, Betim Fazliji tani e tutje do të vishet nga marka botërore, “Puma”.

    Menagjmenti i futbollistit arriti marrëveshjen e madhe që e bënë Fazlijin tashmë një nga figurat kryesore në Zvicër të kësaj kompanie të veshjeve sportive.

    Lajmin e bëri të ditur vetë futbollisti përmes rrjetit social instagram.

    “Puma” ka nën ombrellën e saj edhe yje të njohur të futbollit si Neymar e Aguero, por edhe klube të mëdha ndër të cilat Milan, Manchester City dhe Borussia Dortmund.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!