Mbrëmjen e sotme Milan do të presë në “San Siro” Torinon dhe të besuarit e trajneri Stefano Pioli do të tentojnë të rikthehen tek fitorja pas humbjes me Juventusin të mërkurën. Në kampin kuqezi ka ende shumë mungesa, por ka dhe një lajm të mirë për të gjithë tifozët e “Djallit”.
Tekniku Pioli ka përfshirë në listën përfundimtare dhe mesfushorin Hakan Calhanoglu, i cili flitej se mund të mungonte për këtë ndeshje. Turku pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës përballë bardhezinjve, por mesa duket ia ka arritur në kohë të jetë gati për sonte.
Gjithashtu edhe Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në listë, ndonëse shanset që 39-vjeçari të luajë janë të pakta.
#MilanTorino: #IZBACK ?⚫#SempreMilan @pumafootball pic.twitter.com/4KOV4idfE4
— AC Milan (@acmilan) January 9, 2021
Lajmi tjetër i madh për këtë sfidë është përfshirja e Zlatan Ibrahimovic në listë. Suedezi është një armë më shumë për Piolin dhe i jep jo pak edhe nga ana psikologjike skuadrës.
39-vjeçari është pjesë e ekipit, por pritet të mos ketë minuta, pasi Pioli nuk dëshiron ta rrezikojë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.