Si pasojë e vërshimeve pas reshjeve të shumta në Kosovë në dy ditët e fundit, rruga që lidh fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës është shkatërruar tërësisht.
Komuna e Malishevës ka thënë se rruga është dëmtuar rëndë dhe është tërësisht e pakalueshme. Në fotografi shihet gjendja e rëndë e shkaktuar pas vërshimeve. Aty shihet se rruga është këputur e asfalti është larguar në tërësi, shkruan Reporteri.net.
Mirëpo, pamje të tilla nuk po i shohim këto ditë vetëm në Kosovë. Në gjendje hiç më të mirë nuk janë as disa rrugë në Shqipëri.
Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shembur një rrugë në Lezhë. Raportohet se rruga e shembur është rruga që lidh Njësinë Administrative të Ungrenjit me qytetin e Lezhës.
Siç shihet në pamje, rruga është ndarë në dy pjesë, për shkak të rrëshqitjes së dherave. Për pasojë qarkullimi është ndërprerë.
Në gjendje të tillë janë edhe disa rrugë në Borsh. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.