Mohamed Salah njihet për shpirtin e tij human dhe këtë e ka vërtetuar edhe me veprimin e fundit
Ylli i Liverpoolit ka dhuruar disa bombola me oksigjen në spitalin e vendlindjes së tij në Egjipt, shkruan Reporteri.net
Salah ka bërë këtë veprim pasi raportimeve për vdekjen e disa personave në këtë spital shkaku i mungesës së oksigjenit.
[Media: Liverpool Echo] Mohamed Salah’s classy gesture to help Egyptian hometown of Nagrig https://t.co/AUmwTY2Xv0 pic.twitter.com/mp9SPD8Le4
— LFCMAGAZINE (@LFCMAGAZINE) January 9, 2021
Hassan Bakr përmes Shoqatës së Bamirësisë Nagrig citohet të ketë thënë në Cairo Talk: “Salah dhe familja e tij kanë dhuruar bombola oksigjeni në Spitalin Qendror Basyoun për të ndihmuar pacientët me koronavirus në Nagrig”.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Salah ka ndihmuar vendlindjen e tij. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.