×
  • Sport
  • Sport

    Vllaznia skuadra që po shndrit – Hoxhaj, Krymi dhe Imeri flasin për ëndrrën e madhe të titullit kampion

    Reporteri
    09 Janar 2021 | 17:11

    Vllaznia është skaudra që ka mahnitur me rezultatet pozitive në këtë edicion në Kategorinë Superiore.

    Skuadra nga Shkodra tradicionalisht ka qenë njëra ndër klubet më të mira në Shqipëri me 9 kampionate të fituara, 6 Kupa të vendit si dhe dy Superkupa, por që viteve të fundit ishte e përcjellur edhe me disa probleme organizative, në veçanti financiare, shkruan GazetaBlic.

    Mirëpo, siç duket ky edicion është ai i duhuri që qytetit dhe tifozëve të kësaj skuadre t’i kthehet nderi dhe epiteti i kampionit.

    Momentalisht skuadra e trajnerit Thomas Bradric është bindshëm skuadra më e mirë në kampionat me plotë 9 pikë më shumë se vendi i dytë.

    Në lidhje me formën e mirë të skuadrës dhe rrjedhën pozitive gjatë këtij kampionati për GazetaBlic Sport janë prononcuar tre futbollistët ndër më të rëndësishën në klub, Ardit Hoxhaj, Ardit Krymi dhe Demir Imeri.

    Ardit Hoxhaj pa pikë dyshimi është futbollisti më i mirë i këtij edicioni deri më tash. Ai është golashëanuesi më i mirë i kampioniatit me 7 gola të realizuar deri më tash.

    Hoxhaj tha se skuadra po punon shumë për të arritur suksese dhe shpreson se në fund titulli kampion do të shkojë në Shkodër.

    “Mendoj se nuk është rastësi që kemi dalë mirë deri më tani në kampionatin shqiptar, ne  zhvillojmë një lojë të bukur kemi shumë lojtarë cilësorë në ekip dhe personalisht po kaloj në një formë shumë të mirë, punoj shumë për të arritur dhe vetëm me stërvitje mund të arrihet gjithçka. Është e shpejtë të flasësh për tu bërë kampion, por nëse vazhdojmë me të njëjtin ritëm mendoj se do të arrijmë shumë lartë dhe shpresoj për këtë”tha Hoxhaj për GazetaBlic Sport.

    Optimist për këtë gjë u deklarua edhe mesfushori Krymi, ai është i jashtëzakonshëm në mesin e fushës duke luajtur dy role, atë të shkatërruesit të aksioneve të kundërshtarit si dhe me plotë kreativitet operon edhe në fushën ofanzive në drejtim të bashkëlojtarëve të tij.

    “Mendoj se keni pasur një moment shumë të mirë, duhet shumë punë për ta ruajtur këtë formë dhe  këtë rritje, sepse ka shumë ndeshje përpara. Ne duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. Natyisht, ne do të japim maksimumin tonë për këtë gjë” deklaroiKrymi.

    Krymi ka plotë 12 paraqitje me fanellën e Vllanzisë dhe ishte shumë vendimtar edhe mbrëmë në fitoren ndaj Teutës.

    Një tjetër lojtar shumë vendimtar te skuadra e Thomas Bradric është edhe Demir Imeri, një sulmues i djathtë që luan në raste edhe si mesfushor ofanziv.

    Imeri ka zhvilluar poashtu 13 ndeshje me skuadrën në këtë kampionat ku ka kontribuar me 5 gola dhe 3 asistime.

    Ai tha skaudra është në rrugën e duhur për titullin kampion dhe se është adaptuar shumë mirë tek Shkodranët.

    Me të vërtetë ne kemi një paraqitje fantastike me ekipin dhe po shijojmë çdo moment, unë u adaptova shumë shpejtë me ekipin dhe kjo reflekton në fushë, titulli kampion është një fjalë shumë e madhe, mund të themi vetëm se jemi në rrugën e duhur” deklaroi Imeri shkurtimisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!