×
  • Sport
  • Sport

    Rrahmani bëhet temë diskutimi në Itali: Ka luajtur 3 minuta dhe paguhet 1.8 milionë euro

    Reporteri
    09 Janar 2021 | 17:30

    Amir Rrahmani nuk ka pasur shumë mundësi aktivizimi me Napolin gjatë këtij sezoni, edhe pse mbrojtësi i Kosovës në fillim u transferua për të pasur një rol protagonist, pas provave të shkëlqyera me Veronën.


    Madje, paraqitjet me veronezët bënë që të kaltrit të paguanin plot 14 milionë euro për lojtarin e përfaqësueses së Kosovës.

    Një shifër që nuk mund të injorohet dhe në Itali e theksojnë, teksa po ashtu theksojnë edhe faktin se ish-futbollisti i Partizanit paguhet 1.8 milionë euro dhe deri më tani ka luajtur vetëm tre minuta, të cilat erdhën në ndeshjen e tre janarit ndaj Kaljarit.

    Shumë pak, megjithatë trajneri Gennaro Gatuso do t’i besojë më shumë Rrahmanit në pjesën e dytë të sezonit dhe nesër ndaj Udinezes, 26-vjeçari mund ta nisë nga minuta e parë sfidën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!