×
  • Lajme
  • Botë

    Mbi 20 mijë të vdekur nga COVID-19 në Belgjikë

    Reporteri
    10 Janar 2021 | 11:47

    Belgjika, një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia në lidhje me numrin e banorëve të saj, kaloi sot pragun e 20.000 vdekjeve nga COVID-19, më shumë se gjysma e të cilave kanë të bëjnë me banorët në azilet e të moshuarve.


    Vendi ka regjistruar 662 694 raste COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në mars 2020 dhe 20.038 vdekje, sipas shifrave të botuara nga instituti i Shëndetit Publik “Sciensano”, raporton ATSh.

    Gjatë kulmit të valës së parë, në prill, Belgjika regjistroi për dhjetë ditë më shumë se 250 vdekje ditore, me një rekord prej 322 më 8 prill, po sipas shifrave të “Sciensano”-s.

    Kurba, e sheshtë në një nivel shumë të ulët gjatë gjithë verës, filloi të ngrihej sërish në fillim të tetorit me valën e dytë, derisa arriti një kulm të ri më 10 nëntor (218 vdekje)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!