×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Bashkëjetesa në Gjakovë shembull për njerëzimin në mbarë botën

    Reporteri
    10 Janar 2021 | 15:58

    Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vizituar qytetin e Gjakovës.


    Hoti përmes një postimi që e ka bërë në rrjetet sociale, i ka thurur lavde qytetit të Gjakovës.

    Postimi i plotë i Avdullah Hotit:

    Në Gjakovën e Akademik Fehmi Aganit! Gjakovë, të kam jetuar në shkollë të mesme dhe të falënderoj për krejt çka kam mësuar nga ti.

    Gjakovë, t’i njoh teqetë, kishat dhe xhamitë, bashkëjetesa e të cilave është shembull për njerëzimin në mbarë botën.

    Ta njoh Malësinë, ta njoh luftën për liri, pavarësi dhe demokraci, t’i njoh heronjtë e dijes, kulturës e pushkës, t’i njoh këngët dhe i këndoj me shumë kënaqësi, ta njoh klubin e Vëllaznimit dhe Kuqezinjtë e Jakoves, dhe jam i gëzuar që në mandatin tonë ka nisur ndërtimi i stadiumit të qytetit. Strukturave, anëtarëve dhe simpatizantëve të shtëpisë sonë politike, u garantova se do të jemi të bashkuar e të përkushtuar në rrugëtimin tonë për zhvillim të Gjakovës dhe Kosovës.

    Zoti e bekoftë Malësinë e Gjakovës! Zoti e bekoftë LDK-në!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!