Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve mbi vendin tonë do të mbretëroj situatë e paqëndrueshme meteorologjike.
Në fushat barike do të ketë luhatje me tendencë të rritjes, derisa në fushat termike pritet rënie në të dy vlerat ekstreme.
Reshjet e shiut dhe të borës të cilat tani po bien, do të vazhdojnë edhe gjatë natës së dielës, por nga dita e hënë reshjet do të jenë me intensitet më të dobësuar.
“Sasitë e reshjeve për momentin më intensive janë në Dukagjin kurse në juglindje dhe në lindje të vendit sasitë e reshjeve janë dy fish më pak .
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.