×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj: PDK-ja asnjëherë s’do ta harrojë gjakun e dëshmorëve të UÇK-së

    Reporteri
    10 Janar 2021 | 17:06

    Kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar familjen e Rexhep Malës, një familje e cila ka sakrifikuar shumë për lirinë e atdheut. 


    Hoxhaj përmes një postimi në Facebook thotë se siguruar familjen Mala se sakrifica e tyre do të shërbejë përjetësisht si inspirim i ndërtimit të shtetit të Kosovës.

    “Njëkohësisht, familjen Mala e garantova që PDK-ja asnjëherë nuk do t’i harrojë rrënjët e saj tek idealizmi i veprimtarëve të Ilegales dhe tek gjaku i dëshmorëve të UÇK-së”, ka shkruar Hoxhaj, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Nesër bëhen 37 vite prej kur në Kodrën e Trimave në Prishtinë ushtuan pushkët e lirisë në mesnatën mes 11 dhe 12 janarit 1984. Dy trima, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, ranë heroikisht duke luftuar me policinë jugosllave. Pushkët e tyre ishin paralajmërimi i pushkëve të vajzave dhe djemve të UÇK-së që do ta sillnin lirinë 15 vite më vonë.

    Unë isha shumë i nderuar që për këtë përvjetor e vizitova familjen e Rexhep Malës, një familje e cila ka sakrifikuar shumë për lirinë e atdheut. Me këtë rast, e sigurova familjen Mala se sakrifica e tyre do të shërbejë përjetësisht si inspirim i ndërtimit të shtetit të Kosovës.

    Njëkohësisht, familjen Mala e garantova që PDK-ja asnjëherë nuk do t’i harrojë rrënjët e saj tek idealizmi i veprimtarëve të Ilegales dhe tek gjaku i dëshmorëve të UÇK-së.
    Lavdi dhe nderim i përjetshëm dëshmorëve të kombit!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!