1377 persona kanë vdekur nga Covid-19 që nga data 13 mars e vitit 2020 kur u shënua rasti i parë në Kosovë.
Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot kur ka konfirmuar edhe dy persona të vdekur dhe 253 raste të reja me Covid, shkruan Reporteri.net.
IKSHP njofton se numri total i rasteve pozitive është 53.776 raste nga 197.061 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.377 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 46.259 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.140.
IKSHP ju bën thirrje qytetarëve ta mbulojnë gojën dhe hundën me maskë, të mbajnë higjienën dhe të respektojnë distancën. /Reporteri.net/.