Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, njëherit kandidat i LDK-së për kryeministër i ka dërguar një mesazh rivalëve që garojnë për kryetar qeverie, me bindjen se ai do të jetë kryeministër pas zgjedhjeve të reja.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shprehur bindjen e plotë se Kosova do të ketë qeverisje siç ka pohuar normale, siç ka çdo vend në Evropë.
Hoti tutje ka shkruar se Malisheva më e mobilizuar se kurrë më parë për fitore, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Malisheva më e mobilizuar se kurrë më parë për fitore!
Kryesia, anëtarësia dhe aktivistët e devotshëm të LDK-së, në Malishevë, dëshmuan se dega është unike dhe e gatshme për fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
I siguruam që do të vazhdojmë në rrugë të drejtë dhe vizion të qartë përballë çdo sfide që kemi përpara. E them me bindje të plotë se Kosova do të ketë qeverisje normale, siç ka çdo vend në Evropë.
Zoti e bekoftë Malishevën!
Zoti e bekoftë LDK-në!