Partitë politike kanë nisur parafushatën ku çdo ditë po takojnë strukturat e tyre në qytete të ndryshme.
Kështu ka bërë sot edhe kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili ka takuar strukturat e Degës së Klinës.
Nga kjo komunë Hoxhaj ka premtuar vende pune, dhe siç ka thënë nxjerrjen e Kosovës nga izolimi, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Një takim i mrekullueshëm me strukturat e PDK-së në Klinë. Anëtarë që kanë punuar dhe punojnë për vendin e edhe për Klinën në veçanti. Së shpejti, bashkë me ta, do ta fuqizojmë e rikthejmë PDK-në në Klinë!
Bashkë me anëtarët e kryesisë, Bajrush Xhemajlin dhe Blerta Deliu – Kodra, pamë entuziazmin e anëtarëve të degës, të cilët i bashkohen idesë tonë për plane konkrete për të vazhduar shtetndërtimin e vendit, për të krijuar vende të reja të punës dhe për ta nxjerrë Kosovën nga izolimi. #HoxhajKryeministër