×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Helmohen 30 persona, dyshohet nga uji i pijshëm

    Reporteri
    10 Janar 2021 | 19:23

    30 persona janë helmuar në Shupenzë të Bulqizës.


    Dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm për shkak të dëmtimit të tubacionit me ujërat e zeza

    Banorët janë paraqitur pranë qendrës shëndetësore, ndërsa 3 prej tyre janë nga e njëjta familje.

    Mësohet se 30 banorë kanë marrë serum në qendrën shëndetësore ndërsa edhe banorë të tjerë nga Gjorica dhe Hoshateni po i drejtohen Shupenzës

    Ora News informon se pas komunikimit me mjekët ata thonë se nuk kanë arritur ende të përcaktojnë arsyen pse janë helmuar banorët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!