×
  • Lajme
  • Lajme

    Armend Zemaj: Kosova shembull për menaxhimin e pandemisë

    Reporteri
    10 Janar 2021 | 22:38

    Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, vlerëson se Kosova është shembull për menaxhimin e pandemisë.


    Ai përmes një postimi në Facebook ka falënderuar qytetarë për disiplinën dhe respektimin e rregullave anti-Covid, shkruan Reporteri.net.

    Zemaj ka kërkuar nga qytetarët të vazhdojnë të mbajnë maskën, distancën dhe higjienën.

    “Kur flasim për menaxhimin e pandemisë, Kosova është vend shembull.
    Faleminderit qytetarë për disiplinën dhe respektimin e rregullave anti-Covid. Të bartim maskën! Të ruajmë distancën! Të mbajmë higjienën!”, ka shkruar Zemaj.

    Kujtojmë se në 24 orët e fundit në vendin tonë vdiqën dy persona, kurse u shënuan 253 raste të reja me coronavirus. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!