×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rrëshqitjet e dheut, ndahet në dysh shtëpia

    Reporteri
    10 Janar 2021 | 22:51

    Për shkak të shirave të dendur ka rrëshqitur dheu, e për pasojë një banesë është ndarë në dysh.


    Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lezhës, teksa Repot Tv sjell pamjet nga shtëpia e cila tashmë është bërë e pabanueshme.

    Shirat me intensitet të lartë kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes duke bërë që situata e përmbytjeve të vijojë të jetë shqetësuese. Situata më shqetësuese paraqitet në Lumin e Shkumbinin, i cili është fryrë dhe ka dalë nga shtrati. Si pasojë janë pëmbytur disa hektarë tokë bujqësore dhe një lokal.

    Edhe në Lezhë e Kurbin situata vijon të jetë problematike, ku ka rrëshqitje dherash e gurësh në disa akse rrugore. Në fshatin Shpërdhet është shkatërruar rruga duke izoluan banorët si dhe janë dëmtuar këmbët e urës, e ndërtuar vetëm 2 vite më parë. Nën ujë 2800 ha tokë dhe janë evakuuar 27 familje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!