×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria nis sot vaksinimin kundër Covid

    Reporteri
    11 Janar 2021 | 8:09

    Shqipëria sot hap një faqe të re në kapitullin e luftës me pandeminë COVID-19. Në Tiranë sot do të nis vaksinimi anti-COVID.


    Vaksina nuk do të jetë e detyrueshme dhe pritet t’u injektohet së pari mjekëve dhe infermierëve.

    Ditë më parë, ishte vet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që konfirmoi se ishin siguruar 500 mijë doza vaksina nga kompania Pfizer.

    Dhe ishte po shefi i ekzekutivit shqiptar që njoftoi pasditen e së dielës për nisjen e vaksinimit.

    Më herët ishte dhënë afat për nisjen e vaksinimit java e tretë e janarit, me mbërritjen e dozave të para të vaksinës, por, duket dozat kanë mbërritur më shpejtë dhe vaksinimi nis sot

    “Shqipëria buzëqesh” hapet kështu sot në qendrën e parë të vaksinimit në stadiumin “Air Albania” ku tashmë janë gati 60 postacione.

    “Shqipëria buzëqesh” është fushata shtetërore e humane e vaksinimit falas anti-COVID.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!