×
  • Lajme
  • Lajme

    Ujësjellësi njofton se Prizrenit i ndërpritet uji i pijes shkaku i reshjeve

    Reporteri
    11 Janar 2021 | 11:43

    Kompania e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren ka njoftuar qytetarët se nuk do të kenë ujë të pijshëm për shkak të reshjeve. Nga kjo kompani thonë se janë të detyruar që ta shkyçin ujin. Ata këshillojnë ta vlojnë ujin para se ta pinë, shkruan Reporteri.net.


    “Kompania e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren u njofton, se jemi detyruar të bëjmë shkyqjen e furnizimit me ujë të pijes pjesërisht nga rrjeti në vendburime, ku furnizohet pjesa dërrmuese e qytetit për shkak të të reshurave atmosferike dhe si pasojë e kësaj është rritur turbiditeti në ujë si dhe këshillohen Qytetarët që para pijes të vlohet uji dhe pastaj të konsumohet. Shpresojmë që furnizimi me ujë të pijes të kthehet në normalitet”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!