Sot Shqipëria nisi fushatën e vaksinimit kundër COVID-19. E para që mori vaksinën ishte mjekja Najada Çomo.
Më herët kryeministri Edi Rama u shpreh në një konferencë për mediat se deri më tani Shqipëria ka siguruar 975 doza të vaksinës, ndërsa tre javë më vonë në Shqipëri do të mbërrijnë dhe 10 mijë doza të vaksinës së kompanisë Pfizer.
Po ashtu, Rama tha se Shqipëria do të marrë dhe 2 mijë doza të vaksinës nga një vend mikë, por nuk ka treguar emrin e shtetit.
“Kemi 975 vaksina, në javën e tretë vijnë 10 mijë doza nga Pfizer nga kompania, ndërkohë presim dhe 2 mijë doza të tjera nga ky vend mik. Do të vijmë dhe ne në kushtet kur do të kemi më shumë vaksina se kapacitet vaksinues në ditë, nëse Kosova është gati në fillim të pjesës tjetër do ia japim spitalin e Prishtinës”,- tha Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.