×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edi Rama merr vaksinën LIVE para mediave

    Reporteri
    11 Janar 2021 | 15:23

    Shqipëria sot ka filluar vaksinimin, si vendi i dytë në rajon pas Serbisë, që e bënë këtë. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka qenë ndër të parët që e ka marrë këtë vaksinë, live para mediave.


    Kryeministri i Shqipërisë, është vaksinuar sot me vaksinën kundër Covid-19, në ditën e parë që vendi e ka filluar këtë fushatë të imunizimit të popullatës kundër kësaj pandemie globale.

    Rama ka ndjekur hapat e liderëve tjerë të botës, të cilët po vaksionohen në publik, për të hequr dilemat te populli se vaksina mund të ketë efekte anësore të dëmshme.

    Rama ka qenë personi i dytë që ka marrë vaksinën, pas një qytetari, me të cilin edhe filloi kjo fushatë anti-Covid19, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në kohën kur jo të gjitha shtetet po arrijnë të sigurojnë vaksinën, Shqipëria llogaritet si vendi i dytë në rajonë që ka arritur ta fillojë këtë fushatë, pas Serbisë.

    Rama në një konferencë për media, sot ka bërë të ditur se një sasi të dozave të kësaj vaksine do të ja dhurojë Kosovës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!