×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Moti i keq: Izolohen banorët e 4 fshatrave në Gjirokastër

    Reporteri
    11 Janar 2021 | 16:13

    Si pasojë e motit të keq dhe përmbytjeve janë izoluar banorët e fshatrave Martalloz, Vagalat, Maricaj, Arrëz.


    Report Tv sjell pamje të aksit sekondar të rrugës që lidh katër fshatra me Njësinë Administrative Luftinjë Bashkia Memaliaj, ku shihet se janë të dëmtuara.

    Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që edhe rezervuari i fshatit Zhejë në Kurbin të arrijë në kuotën maksimale.

    Gjatë ditës së sotme janë hapur portat e shkarkimit dhe kjo situatë ka rritur nivelin e ujërave, duke shtuar frikën për përmbytje në zonën fushore.

    Rezuvuari i Zhejit ka një sipërfaqe të konsiderueshme dhe thellësi disa metra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!