×
  • Lajme
  • Lajme

    Shembet ura në fshatin Drejë të Istogut

    Reporteri
    11 Janar 2021 | 16:54

    Një urë është shembur në fshatin Drejë, të komunës së Istogut si pasojë e vërshimeve që kanë ndodhur në këtë zonë.


    Në fotografitë e dërguara në adresë të Telegrafit, shihet se uji ka dëmtuar pjesë të urës, e cila tashmë është dëmtuar shumë dhe është e pakalueshme.

    Nuk dihet nëse në këtë zonë ka ndonjë rrugë alternative e cila mund të shfrytëzohet nga banorët e fshatit.

    Ndryshe, pas reshjeve të ditëve të fundit vendi është duke u përballur me vërshime, ku në disa regjione qarkullimi është vështirësuar, bodrumet e shtëpive janë mbushur me ujë dhe janë evakuuar familjet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!