Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka ftuar Greqinë për mbledhjen e parë të bisedimeve hulumtuese brenda muajit janar, për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes dy vendeve.
Këtë deklaratë kryediplomati turk e bëri në nnjë konferencë të përbashkët për media pas takimit me homologun e tij nga Qipro e Veriut, Tahsin Ertuğruloğlu.
“Ne si Turqi kemi thënë që jemi gati t’i nisim këto bisedime pa parakushte”, tha ai.
A theksoi gjithashtu se edhe Gjermania ka bërë thirrje të përsëritur, që Greqia dhe Turqia të ulen në bisedime për t’iu dhënë zgjidhje pretendimeve territoriale.
“Më pas gjatë karantinës, pasi Dendias pati kontakt por nuk u sëmurë me Covid, gjatë telefonatës për t’i uruar të shkuara i thashë se jemi gati, Dendias tha që nuk do t’i nisin këto bisedime, për sa kohë anija shpuese turke Oruç Reis vazhdon punimet, nuk do i nisim këto bisedime. Sot mund të them që Oruç Reis i ka përfunduar veprimtaritë në atë zonë edhe ka nisur punën në një zonë tjetër, e cila do zgjasë rreth 6 muaj. Pra, Greqia nuk ka më pretekst. Axhenda e këtyre bisedimeve është e ditur. Çfarë është folur në 60 takimet e mëparshme, ato do fliten. Edhe Gjermania ka bërë thirrje te mbahen këto bisedime. Greqia pas 11 janarit tha se është gati t’i nisë këto bisedime”, tha ai.
#Canlı ?#KKTC Dışişleri Bakanı Tahsin Ertuğruloğlu ile Ortak Basın Toplantısı
? Ankarahttps://t.co/SwqwMv6LsC
— Mevlüt Çavuşoğlu (@MevlutCavusoglu) January 11, 2021
Kryediplomati turk konfirmon se ka qenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili sipas tij ka kërkuar që të mblidhte në Tiranë dy ministrat e Greqisë dhe Turqisë, për të diskutuar mbi mosmarrëveshjet.
“Në vijim Kryeministri i Shqipërisë, i nderuari Edi Rama, nisi iniciativën që të na mblidhte në Tiranë mua edhe Dendias. Po për të njëjtat arsye, Dendias tha që në ato ditë nuk merrte dot pjesë, kur e telefonova për t’i thënë të shkuara. Sot është 11 janar, edhe dua t’i bëj një ftesë të hapur si Turqi,Greqisë, që brenda janarit t’i nisim bisedimet. Ne si vend pritës, së bashku me delegacionet, do të caktojmë datën. Ne jemi gati dhe jemi nja shtet që i beson vetes. Dhe pas këtij takimi te nivelit teknik, me ftesë të Edi Ramës, duke shkuar përsëri në Tiranë, jam gati të takohem aty me Dendias. Kjo është një ftesë e hapur. Shpresoj, që bisedimet të nisin brenda janarit edhe të takohemi më pas me Dendias në Tiranë”, tha ai.
Pas kësaj deklarate të shefit të politikës së Jashtme të Turqisë, i cili pohoi se vendi i tij i ka dërguar ftesë Athinës zyrtare për të nisur bisedimet mbi mosmarrëveshjet, ka reaguar menjëherë edhe Ministria e Jashtme e Greqisë.
Ka qenë vetë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Alexandros Papaioannou, i cili ka përgënjeshtruar deklaratën e Turqisë, por ka thënë se Greqia është gati t’i përgjigjet pozitivisht ftesës në bazë të Ligjit Ndërkombëtar mbi caktimin e zonës së EEZ dhe shelfit kontinental
“Ministria e Jashtme Greke nuk ka marrë asnjë ftesë nga Ministria e Jashtme Turke në lidhje me të. Greqia, siç dihet, ka shprehur gatishmërinë e saj për t’iu përgjigjur, në rast të një ftese përkatëse nga pala turke, në bazë të Ligjit Ndërkombëtar mbi caktimin e zonës së EEZ dhe shelfit kontinental.”- tha Papaioannou.