U.D. e presidentit Vjosa Osmani, duket se do ta ketë pjesë të sloganit zemrën, teksa në të shkruhet “Guxo me Vjosen”.
Fotografia është publikuar në rrjete sociale nga stafi i saj, teksa nuk dihet akoma nëse ky është slogani zyrtar i Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Një slogan me zemër e kishte publikuar edhe LDK-ja, ditë më parë, por partia ka mohuar se ai do të jetë slogani zyrtar.
Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje ishte partia e parë që kishte pasur zemrën në slogan.
Vjosa Osmani pritet të dal në zgjedhjet e 14 shkurtit me një iniciativë të re politike, për të cilën nuk ka zbuluar akoma detaje. Megjithatë shumëkush beson se ajo do të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, gjë për të cilën ka shprehur interesim vetë ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.