Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari, ka thënë se subjekti të cilin ajo e udhëheq do të shkoj në zgjedhje në koalicion me Vetëvendosjen.
E ftuar në emisionin Frontal në T7, ajo ka thënë se ditën e nesërme është afati i fundit për koalicion, dhe se orientimin e vetëm e kanë Vetëvendosjen.
“Ne si parti bashkëpunimin e kemi vlerësuar ditë më parë me Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk i është dhënë shanca një qeveri të konfirmohet deri në fund. Edhe kësaj radhe do të jemi me Lëvizjen Vetëvendosje. Deri nesër pasdite është afati i fundit për koalicion zyrtar, të vetmin orientim e kemi pasur të garojmë me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka deklaruar ajo.
Kusari ka folur edhe për ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanin, me çrast ka thënë se është mbyllur afati për regjistrimin e subjekteve të reja politike, dhe se nëse ajo garon bashkë me Vetëvendosjen, do të bëhet një marrëveshje.
“Është mbyll afati për regjistrimin e subjekteve të reja politike. Nëse Vjosa Osmani vendos të garoj në kuadër të Vetëvendosjes do të jetë një marrëveshje mes dy partie, por do të jetë një listë, ajo e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shtuar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.