Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i ka drejtuar një letër Komisionit Qendror Zgjedhor pas vendimit të sotëm që në rast se mërgimtarët nuk lajmërohen në telefonatën e tyre nga ky komision, humbin të drejtën për votim më 14 shkurt.
Osmani, e cila i ka shkruar një letër kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, të cilës i ka kërkuar ta shqyrtojë këtë vendim.
Osmani në letrën dërguar Dakës i shkruan se e drejta e votës është e drejtë fundamentale, e garantuar me Kushtetutën tonë dhe me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, shkruan Reporteri.net.
“Si e tillë, e drejta e votës është e drejtë e patjetërsueshme e cila nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë. Ky vendim i KQZ-së, e specifikisht pika IV e tij, mund të krijojë rrethana me të cilat e drejta e votës shkelet në mënyrë flagrante”, thuhet ndër të tjera në letrën e Osmanit shkruar Dakës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.