×
  • Lajme
  • Botë

    Twitter humb 5 miliardë dollarë në vlerën e tregut pas bllokoi Trumpin

    Reporteri
    12 Janar 2021 | 11:33
    Donald Trump's Twitter account displayed on a phone screen and Twitter logo in the background are seen in this illustration photo taken in Poland on January 9, 2021. Twitter suspended Donald Trump's account because of violating the app rules. (Photo by Jakub Porzycki/NurPhoto via Getty Images)

    Aksionet e Twitterit ranë deri në 12% gjatë ditës së djeshme, pasi kjo kompani e mediave sociale mbylli përfundimisht llogarinë e Presidentit Donald Trump gjatë javës së kaluar.


    Rënia e çmimit të aksioneve shkaktoi humbi  5 miliardë dollarë në vlerën e tregut, pasi aksionet totale të Twitter ranë deri në 12% sipas raportimit Businessinsider.com, transmeton Reporteri.net.

    Gjatë javës së kaluar, Twitter mbylli llogarinë e Trumpit, e cila kishte rreth 88 milionë ndjekës, pasi presidenti në largim përmes disa postimeve nxiti mijëra mbështetës të tij që të shkaktojnë trazira në Kongres.

    Sipas raportimeve, aksionet e Twitter ka të ngjarë të bien edhe më shumë sepse investitorët mendojnë se ndalimi i Trumpit mund të bëjë që përdoruesit ose të humbasin interesin për platformën ose ta lënë atë plotësisht.

    Shumë mendojnë gjithashtu se kjo ishte një lëvizje e motivuar politikisht nga Twitter për të heshtur një zë konservator. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!