×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohet nga familjari i pacientit një infermiere në Infektivë

    Reporteri
    12 Janar 2021 | 12:59

    Një infermiere është sulmuar fizikisht në vendin e punës mbrëmë nga një familjare e një pacienti.


    Ngjarja ka ndodhur në Klinikën Infektive. Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.

    Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), u tha se janënjoftuar nga drejtoria e Klinikës Infektive, se mbrëmë nga familjarja e një pacienti, në vendin e punës është sulmuar infermieria Z. M, e angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë.

    “ShSKUK dënon ashpër sulmin ndaj infermieres, duke kërkuar sërish nga organet kompetente të ndërmarrin masa urgjente ndaj sulmuesve të punëtorëve shëndetësorë, sulme këto që kohëve të fundit janë shpeshtuar.“Punëtorët shëndetësorë të ShSKUK-së që nga fillimi i pandemisë janë duke punuar me orar të stërzgjatur, me angazhim maksimal për të ofruar shërbimet e nevojshme ndaj pacientëve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!