×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani takohet me Presidentin e Parlamentit Evropian

    Reporteri
    12 Janar 2021 | 15:13

    U.d. e presidentit, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli.


    Osmani thotë se në këtë takim me Sassolin, është diskutuar lidhur me tejkalimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

    Ajo thotë se ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për të kryer reformat e nevojshme të cilat janë në interes të qytetarëve tanë.

    “Në takim me Presidentin e Parlamentit Evropian, z.David Sassoli, kishim diskutime të frytshme lidhur me tejkalimin e sfidave në rrugën e Kosovës në procesin e integrimit evropian. Ritheksova përkushtimin e Kosovës për të kryer reformat e nevojshme të cilat janë në interes të qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani.

    Sonte në mbrëmje, Osmani do ta ketë një takim edhe me emisarin e BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!