×
  • Lajme
  • Lajme

    Në pikë të ditës, grabitet filiali i Bankës Ekonomike në Prishtinë

    Reporteri
    12 Janar 2021 | 15:38

    Një grabitje e armatosur ka ndodhur para pak minutash në filialin e Bankës Ekonomike në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.


    Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ahmeti ka thënë se një person i armatosur ka grabitur një shumë parash dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

    “Rreth orës 15:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë .

    Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një i dyshuar që po ashtu dyshohet të kishte dhe armë me vete ka grabitur një vlerë të caktuar parash dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

    Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, ka thënë Ahmeti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!