Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi ka reaguar pas arrestimit që i’u bë asaj dhe 15 anëtarëve të tjerë të kësaj partie, përfshirë edhe liderit të saj Dardan Molliqaj.
Në një postim në “Facebook”, Kuçi ka thënë që krimi i vetëm është brutaliteti policor jashtë dhe brenda ndërtesës së stacionit policor në Prishtinë.
“Krimi i vetëm këtu është brutaliteti policor jashtë e më shumë brenda stacionit policor. Për aktivistët e PSD-së e aksionet simbolike dhunë e arrestime, për tubimet e partive politike truproje”, ka shkruar ajo.
Përndryshe 16 zyrtarë të Partisë Socialdemokrate janë arrestuar sot pranë stacionit policor në Prishtinë, gjatë një aktiviteti partiak lidhur me shkeljen e masave anti-Covid nga ana e qeveritarëve gjatë tubimeve politike.
Nga policia u arrestuan aktivistët Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Leonard Shala, Gëzon Kastrati, Qëndrim Sahiti, Arbër Sejdiu, Drin Ahmeti, Gent Brahimi, Agron Kabashi, Veton Dragusha, Fatos Sahiti, Trim Gashi, Natyra Kuçi dhe Frashër Krasniqi të lirohen menjëherë nga arrestimi i padrejtë që iu është bërë nga policia.
Disa nga të arrestuarit gjatë këtij aksioni u liruan nga policia, teksa disa të tjerë ende po mbahen në stacion policor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.