×
  • Lajme
  • Botë

    Jep dorëheqjen kryeministri i Estonisë, akuzohet për korrupsion

    Reporteri
    13 Janar 2021 | 20:40

    Kryeministri i Estonisë, Juri Ratas, ka dhënë sot dorëheqjen pasi kundër tij ka nisur një hetim për korrupsion për një projekt të zhvillimit të pronave në kryeqytet.


    Ratas, i cili ka mohuar çdo akuzë, do të duhet të njoftojë zyrtarisht dorëheqjen e tij në një mbledhje qeverie dhe para Kuvendit.

    Tashmë është në dorën e Presidentit që të propozojë udhëheqësin e ardhshëm të qeverisë në parlament brenda dy javësh.

    Juri Ratas e mori vendimin për të dhënë dorëheqjen pas një takimi me struktura e partisë së martën, ku u diskutua rreth akuzave që janë ngritur për të.

    Prokurorët pretendojnë se projekti i zhvillimit të kryeqytetit i është premtuar një kompanie, e cila ka dhënë ryshfet një shumë prej 1 milion Euro për partinë që është në pushtet dhe ka premtuar se do ta mbështesë atë në zgjedhjet e ardhshme.

    Tashmë që kryeministri është dorëhequr dhe kundër tij ka nisur një hetim, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja që do të zhvillohen në Mars të vitit 2023.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!