Gazetari Asllan Bajrami i është bashkuar sot Partisë Demokratike të Kosovës. Lajmin për aderimin e tij në PDK e ka bërë publik, kandidati për kryeministër i kësaj partie Enver Hoxhaj.
Ai e ka braktisur AAK-në e Ramush Haradinaj së cilës i ishte bashkuar në vitin 2017, për tu bërë pjesë e PDK-së.
“Asllan Bajrami është gazetar shumëvjeçar, korrespondent nga Tirana, zërin dhe raportet e të cilit i kemi parë e dëgjuar për 20 vjet rresht. Të gjithë ne që kujtojmë periudhën e luftës, e dimë se Asllan Bajrami raportoi me mijëra orë lajme për luftën, masakrat dhe të vërtetën e UÇK-së, nga RTSH në Tiranë. Sot, Asllani iu bashkangjit platformës tonë për rimëkëmbjen e shtetit, për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë e të sundimit të ligjit, sepse e di që PDK është e vetmja parti që ka kontribuar në shtetndërim dhe në ruajtjen e vlerave kombëtare! Mirë se vjen Asllan”, ka shkruar Hoxhaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.