×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Obiliqt: KEK-u shkeli ligjin, s’po i punëson banorët e komunës së Obiliqit

    Reporteri
    11 Maj 2019 | 12:25

    Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi e ka denoncuar Korporatën Energjetike të Kosovës se nuk po i punëson banorët që jetojnë në afërsi ku prodhohet rryma për tërë Kosovën.


    Ai ka thënë se Ligji për Obiliqin dhe një vendimi i Ramush Haradinajt u ka dhënë përparësi banorëve të Obiliqit që të punësohen në KEK nëse janë të barabartë me të tjerët.

    “Nuk e dijmë deri kur duhet duruar këto padrejtësi, kur përveç që KEK-u nuk respekton Ligjin dhe Vendimin, e nuk pranon në punësim, në kushtet e barabarta me prioritet qytetarët e Obiliqit, të njejtit po atë ditë të listes së publikimit me punëtorët e pranuar, hap konkurs të rregullt prap!”, ka thënë Gashi.

    Ai u ka bërë thirrje banorëve të ankohen nëse nuk janë pranuar në punë.

    “Iu ftoi të gjithë ju që keni aplikuar e ju është shkelur e drejta juaj në këto konkurse të paraqitni ankesat e juaja në adresat e duhura te organet kompetente:”, ka shtuar ai.

    Për këtë arsye, ai sot ka vendosur të mbajë një takim me banorët e Hadës dhe Shipitullës në sallën e Kuvendit Komunal në orën 17.

    Reagimi i plotë i Xhafer Gashit

    I indinjuar dhe revoltuar tej mase me zhvillimet e fundit në Korporaten Energjetike të Kosovës, me punësime dhe investimet në komunën që unë drejtoi, komunën e Obiliqit, të nderuar më lejoni të rikujtojë për të saten here obligimet që KEK-u ka ndaj komunitetit tani e sa vite që operon në komunën tone e së fundmi ky obligim i ceket edhe me Ligjin për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit (Ligji NR.05/L-044), si dhe Vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj (Vendimi Nr.13/89, date:12.02.2019)

    Ashtu siç e dini, territori prej 105 km2 i komunës, 72% shfrytëzohet nga KEK-u, e shpallur kështu zone me interes të veçantë, po ashtu degradime të shumta si në sipërfaqet e tokave bujqësore ashtu edhe në ambientin dhe mjedisin tone, e të cilat kanë sjell te sëmundjet e rënda e edhe tek shpronësimet e popullësisë.

    Për këto vite fshati Hade dhe fshati Shipitullë kanë mbetur nën ndikimin e fatit, deri në kohën kur realizuam Ligjin për Obiliqin, ndërsa edhe sot e kësaj dite KEK-u nuk merr dhe nuk mbartë përgjegjësitë e tij karshi demit që u shkakton komunitetit, e për të cilat duhet të bëjë kompensimin.

    Të nderuar qytetar,

    Nuk e dijmë deri kur duhet duruar këto padrejtësi, kur përveç që KEK-u nuk respekton Ligjin dhe Vendimin, e nuk pranon në punësim, në kushtet e barabarta me prioritet qytetarët e Obiliqit, të njejtit po atë ditë të listes së publikimit me punëtorët e pranuar, hap konkurs të rregullt prap!

    Shkelje e dyfishtë!

    Premtimet dhe zotimet në investimet në ambient, gjelbrim dhe parqe po ashtu që nga muaji mars i 2018, ende asnjë realizim nga KEK-u.

    Të nderuar,

    Fshati Hade e Shipitullë përsëri temë diskutimi, shpronsimi dhe ende pa një zgjidhje, tema e rikthyer

    Pas takimeve të shumta me Qeverinë, ministritë gjegjëse dhe Korporaten Energjetike të Kosovës, ishte koha kur KEK-u do të respektonte kërkesat e komunitetit, por si duket KEK-ut nuk i bëhet vonë,

    Prandaj të nderuar,

    U ftoi të gjithë ju që keni aplikuar e ju është shkelur e drejta juaj në këto konkurse të paraqitni ankesat e juaja në adresat e duhura te organet kompetente,

    Po ashtu banorët e fshatit Hade e Shipitullë,u ftoi neser (11.05.2019)në ora 17:00, në sallën e kuvendit komunal, takim për të diskutuar shqetësimet tona,

    Po ashtu me datë: 14.05.2019 ( e marte), nga ora 10:00, do të mbajmë seancë të jashtzakonshme në sallën e kuvendit komunal

    Të nderuar,

    Ne jemi të vendosur për të drejtat tona dhe nuk do të ndalemi deri në realizimin e tyre, në të gjitha format.

    Besoj në përkrahjen tuaj!

    Xhafer Gashi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!