×
  • Sport
  • Sport

    Shtyhet një tjetër ndeshje e Premier Ligës, shkak rastet e shumta me koronavirus

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 13:19

    Aston Villa ka kërkuar nga Premier Liga që ndeshja ndaj Evertonit të shtyhej për më vonë.


    E paraparë të luhet të dielën, sfida mund të mos zhvillohet fare, kjo për shkak të rasteve me koronavirus.

    Në testet e reja të kryera së fundi, nëntë lojtarë të Villas kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, andaj klubi ka marr vendim që i gjithë stafi së bashku me futbollistët të vetëizolohen.

    Edhe ndeshja në FA Cup mes Aston Villes dhe Liverpoolit u mendua që do të anulohej, mirëpo Dean Smith pati një ide tjetër duke mbledhur lojtarët e moshave të reja për të luajtur, me çka pastaj humbën 1-4.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!