×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mashtroi një grua dhe i mori 270 mijë euro, arrestohet 51-vjeçari

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 14:34

    Një 51-vjeçar është vënë në pranga në qytetin e Tiranës, pasi ka mashtruar shtetasen me inicialet S.B., duke i marrë një shumë prej 270 mijë eurosh.


    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit A. A., 51 vjeç, pasi në vitin 2017, me anë të mashtrimit, i ka përvetësuar shumën 270.000 euro, për të cilat nuk i ka lëshuar as faturë tatimore, shtetases S. B”, njofton policia.

    Autoritetet bëjnë me dije se 51-vjeçari S.B., është arrestuar nga specialistët e Qarkullimit Rrugor pasi në rrugën “Shefqet Kuka”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!