Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, sot ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore pas lëndimit që pësoi në ballafaqim me Milanin.
Vojvoda po zhvillonte një ndeshje shumë të mirë deri në momentet kur ai lëndoi krahun padashje, lëndim ky që e detyroi të zëvendësohej dhe duket se do e mbajë jashtë fushave për disa muaj.
Ai ka postuar një fotografi të tij në “Instagram”, ku tha se do të kthehet më i fortë se kurrë.
“Çfarë vjen nga Zoti është e mirëpritur. Më i fortë se guri. Do rikthehem më i fortë inshAllah”, shkroi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.