×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqiptari i dehur tentoi t’i digjte me benzinë dy fqinjët e tij

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 21:58

    Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se nën efektin e alkoolit, u ka hedhur në trup lëndë djegëse dy fqinjëve të tij, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.


    “Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Ç.Z dyshohet nën efektin e alkoolit, u ka hedhur në trup lëndë djegëse duke u shkaktuar dëmtime fqinjëve të tij shtetasve S. Sh. dhe K. Sh, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

    Po ashtu bëhet me dije se kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe i arrestuari është marrë në pyetje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!