×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të mund të votojnë Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë nga Specialja në zgjedhjet e 14 shkurtit?

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 8:15

    Nga DHSK thonë se do ta adresojnë çështjen e votimit në përputhje me ligjet dhe rregulloret e Kosovës që lidhen me zgjedhjet.


    Janë zgjedhjet e para që nga periudha e pasluftës, që do zhvillohen pa pjesëmarrjen e tyre.

    Procesi i ri zgjedhor në të cilin ka hyrë vendi, i gjeti në një situatë krejt të re dy politikanë të vjetër, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

    Por, nuk janë vetëm këta dy ish-krerë të UÇK-së, të cilët zgjedhjet e përgjithshme po i gjejnë, në qendrën e paraburgimit në kuadër të Dhomave të Specializuara.

    Atje gjenden edhe Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

    Por a do munden ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë, të japin votën e tyre për ata që iu futën garës për zgjedhjet e 14 qershorit.

    Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, nuk e mohojnë një gjë të tillë.

    Ata thonë se, do ta adresojnë çështjen e votimit në përputhje me ligjet dhe rregulloret e Kosovës që lidhen me zgjedhjet.

    E nëse vetëm kërkohet, ata kanë thënë për T7 se do të sigurojnë mbështetje për kryerjen e procedurave të votimit për ish-krerët e UÇK-së.

    Sipas kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ligji është shumë i qartë në këtë drejtim.

    Valdete Daka thotë se të akuzuarit në Hagë, mund të votojnë si votues jashtë Kosovës.

    Sidoqoftë, kjo çështje nuk është e paraparë në rregulloren e procedurës së provave ose në Ligjin e Dhomave të Specializuara.

    Kështu shprehet avokati i licencuar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj i cili beson se, nëse kërkohet nga të akuzuarit mundësi e votimit, atëherë do aprovohet.

    Zgjedhjet e reja në Kosovë do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shpalli të pavlefshme votën vendimtare të Etem Arifit për formimin e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!