Një ekip shkencëtarësh të OBSH-së mbërritën në Wuhan të Kinës për një mision të ngarkuar politikisht mbi hetimin e origjinës së koronavirusit.
Por dy shkencëtarëve iu ndalua hyrja pasi rezultuan pozitivë për antitrupa të Covid 19 në Singapor, por ndërkohë i gjithë ekipi doli negativ në testet standard PCR që tregojnë nëse je i prekur aktualisht nga infeksioni.
Pekini i ka rezistuar prej kohësh presioneve për një hetim të plotë dhe ka qarkulluar madje dhe teoritë se fillesat e sëmundjes mund të mos kenë qenë fare në Wuhan, transmeton Tch.
Edhe drita jeshile për ekipin e të Organizatës Botërore të Shëndetësisë u dha pas përpjekjesh disa mujore për t`i dërguar ekspertët në terren.
Ndërsa atyre u është dhënë OK-i të hetojnë tregun e kafshëve të gjalla ku u diktua një vatër e hershme infeksioni, nuk do të lejohen të verifikojnë pretendimet se virusi mund të ketë dalë aksidentalisht nga laboratori i patogjenëve të rrezikshëm në Wuhan, siç kanë pretenduar Donald Trump dhe disa liderë të tjerë.
Drejtuesit e Kinës Komuniste janë mburrur me suksesin e tyre në mposhtjen e sëmundjes brenda kufijve të vendit.
Por Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën se fshehu fillesat e pandemisë dhe shtrirjen e vërtetë të saj në ato momente, ndërsa gjithashtu kritikoi mënyrën sesi ekspertët kineze kryen fazën e parë të verifikimeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.