×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina gati për takimin më të rëndësishëm në histori, sot luan kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 10:18

    Mabetex Prishtina sonte me fillim nga ora 18:30 do të përballet me Barcelonën në futsall


    Skuadra nga kryeqyteti është në mesin e 32 skuadrave më të mira dhe sot do ta ketë një duel shumë të vështirë, ku do të takohet me Barcelonën, shkruan Reporteri.net

    Prishtina dje ka kryer edhe stërvitjen në palestrën ku do të luhet loja ‘Palau Blaugranan’.

    Katalunasit janë favorit absolut në këtë ndeshje pasi kanë koeficientin 1.01, derisa një fitore e mundshme e Prishtinës ka koeficient 21.00.

    Gjithashtu Barcelona është kampione e këtij komepticioni, derisa Prishtina është si debutuese.

    Le të shpresojmë në një paraqitje sa më dinjitoze të Mabetex Prishtinës.

    Ndryshe, kjo ndeshje do të transmetohet në Art Motion dhe Klan Kosova nga ora 18:30. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!