×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona e merr seriozisht ndeshjen me Prishtinën, këto janë deklaratat e portierit dhe trajnerit

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 10:51

    Barcelona takohet sonte me Prishtinën në kuadër të 1/16 të Ligës së Kampionëve


    Ndeshja luhet në shtëpinë e Barçës ‘Palau Blaugranan’ dhe vendasit janë favorit absolut në këtë përballje, shkruan Reporteri.net

    Por, pavarësisht se janë favorit dhe kampion aktual të garës te Barcelona e respektojnë ndeshjen me Prishtinën.

    Kështu ka deklaruar trajneri i Barcelonës, Miquel Feixas.

    “Ka të bëjë me respektimin e kundërshtarit, të garës dhe vetes sonë”, ka thënë portieri Miquel Feixas.

    Ndërkaq, trajneri i skuadrës Andreu Plaza ka thënë se mëkat që tifozët nuk do të jenë në tribuna pasi në këtë vit ka ndryshuar formati dhe se Barcelona nuk do të mund të luajë shumë ndeshje në shtëpinë e tyre.

    “Këtë vit gara ka format atraktiv dhe është mëkat që tifozët tanë nuk do të jenë të pranishëm, pasi nuk kemi shumë mundësi të luajmë ndeshje të Championsit në Palau”, ka thënë trajneri Andreu Plaza.

    Ndryshe, ndeshja Barcelona-Prishtina do të transmetohet në Art Motion dhe Klan Kosova. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!