×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj thërret konferencë për medie në orën 15:00, pritet ndryshim i masave

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 10:43

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të mbajë konferencë për media.


    Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media.

    “Ministri i Shëndetësisë, z. Armend Zemaj​, sot  (15.01.2021) do të mbaj konferencë për media.

    Konferenca do të mbahet në Ministrinë e Shëndetësisë në orën 15:00”, thuhet në njoftim.

    Dje Gazeta Express ka raportuar ekskluzivisht për masat e reja që priten të hyjnë në fuqi nga vikendi.

    Ora policore do të hiqet në të gjitha komunat e vendit. Do të zgjatet orari i punës për lokalet e gastronomisë. Po ashtu, do të lejohet veprimtaria e tregjeve publike të automjetev.

    Qeveria e Kosovës në detyrë, së shpejti pritet t’i miratojë masat e reja anti-Covid.

    Pritet të hiqet ora policore në të gjitha komunat e vendit.

    Po ashtu, do të zgjatet orari i punës për gastronominë, nga ora 20:00 sa është tani, deri në orën 21:00 ose 22:00, kjo do të bëhet për secilin kategorizim të komunave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!