Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në një konferencë për media është pyetur për hetimet për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari.
Hoti ka thënë se është e gabuar që po bëhet shumë zhurmë rreth kësaj teme, ngase siç është shprehur ai, hetimet nuk i kryen Qeveria por Prokurori, shkruan Reporteri.net.
Ai është shprehur se do ti shkohet deri në fund këtij rasti kriminal që ka ndodhur ndaj buxhetit të shtetit.
“Më lejoni të përgjigjem drejt sepse po bëhet shumë zhurmë pa të drejtë. Ne nuk hetojmë, hetimet i kryen prokuroria speciale e cila po punon me intensitet të plotë në këtë rast. Ne nuk bëjmë hetime. Është një rast kriminal që ka ndodhur ndaj buxhetit të Kosovës dhe jemi duke i shkuar deri në fund”, është shprehur Hoti.
Më 21 tetor, është bërë e ditur se mbi 2 milion euro ishin vjedhur nga Thesari i Shtetit. Për këtë rast është arrestuar Labinot Gruda, punonjës në këtë institucion. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.