U përfol për përçarje në mes tyre, por vëllezërit Muja kanë treguar se kanë marrëdhënie të mira në mes vete, pavarësisht bindjeve politike.
Gazmend Muja i PDK-së thotë se do ta përkrahë në zgjedhjet e jashtëzakonshme vëllain e tij, Armend Mujën që pak ditë më parë ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Gazmend Muja e ka publikuar një fotografi në Facebook me vëllain e tij, Armendin.
Ai tha se aderimin e vëllait, Armend Muja në subjektin politik LVV familja e tij e pranojnë si respekt dhe konsideratë që i bëhet familjes Muja.
“Aderimi i tij në këtë subjekt është vlerë e shtuar për LVV, ndërsa obligim për Armendin që me përkushtimin më të madh ta begatojë edhe më shumë misionin e tij prej politikani. Nga ana ime-si vëlla, do ta ketë mbështetjen e plotë në arritjen e objektivave të tij, gjithmonë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.