Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka shpalosur programin për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, duke thënë se kanë vendosur për ndarjen e qindra miliona eurove për kategori të ndryshme të shoqërisë.
Në një konferencë për media, Hoti ka thënë se ky program, ka 16 masa, duke theksuar ndër to se do të ketë edhe rritje të pensioneve si dhe ndihmë për gastronominë.
Masa e parë Hoti ka thënë se është shuma 6.5 milionë euro e cila do të ndahet për bizneset e vogla, e që fillon së zbatuari brenda ditëve, shkruan Reporteri.net.
Hoti po ashtu ka njoftuar se do të rriten të gjitha pensionet që janë nën 100 euro.
“Do të rrisim të gjitha pensionet që janë nën 100 euro në një shumë totale prej 13. 5 milionë euro”, ka thënë ai teksa ka njoftuar se tre milionë euro janë ndarë për sektorin e gastronomisë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.