×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe dorëzon emrat e kandidatëve për deputetë: Mbrapa nesh është Vuçiq

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 13:09

    Përfaqësuesit e Listës Serbe, të udhëhequr nga kryetari i tyre Goran Rakiq sot dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.


    Rakiq deklaroi se janë 20 kandidatë në listë, për të cilët tha se janë më të mirët sepse e kanë dëshmuar më kohë.

    “Lista Serbe edhe këtë herë ka kandidatët më të mirë në listën e saj. Pas këtyre njerëzve të Listës Serbe janë rezultatet. Ajo që është më e rëndësishmja është se pas Listës Serbe, si dhe pas popullit serb, qëndron presidenti Aleksandar Vuçiq dhe unë jam thellësisht i bindur, domethënë unë e di, se Lista Serbe do të fitojë të gjitha 10 mandatet”, tha Rakiq.

    Rakiq u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më masovisht në zgjedhjet e 14 shkurtit duke theksuar se Lista Serbe do të përfaqësojë në mënyrë të barabartë interesat e të gjithë qytetarëve, jo vetëm të serbëve.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!