×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja nënshkruan marrëveshje me Lëvizjen për Drejtësi

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 13:33

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka bërë me dije se kanë nënshkruar koalicion me Lëvizjen për Drejtësi.


    Hoxhaj ka thënë se me Lëvizjen për Drejtësi i Bashkon vendosmëria për një rimëkëmbje kombëtare.

    “Na bashkon vendosmëria jonë për të pasur një rimëkëmbje kombëtare. Sot kemi nënshkruar një koalicion të bashkëpunimit se si ta udhëheqim qeverinë e ardhshme të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!