Një 25 vjeçar u arrestua në Tiranë nën akuzën e tentativës së përdhunimit ndaj një 13 vjeçareje.
Ismal Xhaferi u prangos nga policia menjëherë pas denoncimit të familjarëve të adoleshentes, e cila pretendonte se ai e rrëmbeu dhe e çoi në hotel për të kryer akte seksuale.
Por, sipas 25 vjeçarit ky pretendim nuk është i vërtetë. Ai pohon se e ka ftuar vajzën në makinë dhe e ka çuar në hotel, por kurrsesi se ka tentuar ta dhunojë.
Përpara hetuesve ai është shprehur se kur mësoi se ishte e mitur i ka kërkuar të largohet.
“Me vajzën nuk kam abuzuar seksualisht. Me pëlqente si fizik dhe e ftova në makinë. Erdhi me dëshirën e saj. Kur shkuam në hotel e pyeta për moshën dhe kur e mësova se ishte e mitur i thashë të largohej.”-ka deklaruar i riu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.