×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Koalicioni Kurti-Osmani u bë për karrige, unë do ta udhëheqë Qeverinë e ardhshme të Kosovës

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 13:49

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj është pyetur për koalicionin mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.


    Ai ka thënë se ky është koalicion për poste dhe karrige e jo për interesat e vendit.

    “Pyetjen që e shtroni ju nuk ka të bëjë me situata që kanë ndodhë para 10 viteve apo 100 vjetëve, edhe në vjeshtën e 2019-tës u tha që kishte koalicion të shpresës, doli koalicion i mashtrimeve, si koalicion i karrigeve e posteve, tregon që Vjosa Osmani thjesht aderoi në Vetëvendosje, tregoi që ky koalicion është për poste për karrige, diçka që të dytë e kanë kundërshtuar”, tha ai.

    Hoxhaj thotë se është i bindur se del i pari nga zgjedhjet e jashtëzakonshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!